ZRrE-ja e shtyn afatin për dhënien e komenteve për ristrukturimin e tarifave

Kosova

ZRrE-ja e shtyn afatin për dhënien e komenteve për ristrukturimin e tarifave

Më: 26 janar 2022 Në ora: 18:55
Zyra e Rregullatorit për Energji

Zyra e Rregullatorit për Energji bën të ditur se e ka shtyrë afatin për dhënie të komenteve në raportet e publikuara për konsultim publik, kjo duke e marrë parasysh interesimin e palëve.

Në njoftimin e publikuar përmendet edhe afati për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë.

“Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë”, thuhet në njoftim.

Afati do të zgjatet deri më 31 janar, në orën 16:00. Palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së, ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricing‐tariffs@ero‐ks.org

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat