​Mbi 65 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOVID-19

Kosova

​Mbi 65 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOVID-19

Më: 27 janar 2022 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Institucionet dhe profesionistët shëndetësorë në vazhdimësi po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës 

Tashmë ka filluar të kërkohet edhe doza e tretë dhe ajo përforcuese. 

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK) janë dhënë 65 mijë e 147 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Ndërsa, 832 mijë e 20 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Në raportin e fundit IKShPK ka njoftuar për 4 mijë e 397 raste pozitive me koronavirus.

Pas kësaj IKhPK ka bërë thirrje për vaksinim por në të njëjtën kohë ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat antiCOVID-19. 

“Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni! Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet mes tjerash në thirrjen e IKShPK-së. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat