Parashikimi i motit në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 06:59
Ilustrim

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vraësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Të shtunën mot më stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.”

IHMK ka njoftuar se ky ndryshim i temperaturave do të krijojë kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat