VV-ja e AAK-ja në Kamenicë ende pa ndarje drejtorish

Kosova

VV-ja e AAK-ja në Kamenicë ende pa ndarje drejtorish

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 22:24
Komuna e Kamenicës

Komuna e Kamenicës ende nuk ka emëruar askënd në krye të drejtorive lokale.

Sipas përfaqësueseve të partisë opozitare, Partisë Social Demokrate, kjo po ndodhë për shkak të premtimeve të dhëna në kohën e fushatës për këto pozita.

E, që tash nuk mund ta mbajnë fjalën meqë pazarin  sipas tyre Lëvizja Vetëvendosje po e bënë me partnerin e koalicionit, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Edhe disa qytetarë besojnë se kjo vonesë u bë si pasojë e mos koordinimit mes partive. Por në komunë, thonë se nuk kanë asnjë telashe me partnerin, dhe se drejtorët do të zgjidhen javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat