Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë aktualisht janë mbi 30 mijë raste aktive me Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1.721 raste të reja me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

05 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.

Në total numri i rasteve aktive është 30.097.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat