Rritja e çmimit të energjisë elektrike, reagon BSPK

Kosova

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, reagon BSPK

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike do të vështirësojë jetën e qytetarëve.

Nga BSPK kanë thënë se ka vite që nuk ka pasur rritje të dinjitetshme të pagës minimale, ndërsa po rritet kosto e jetës.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Shtrenjtimet e paarsyeshme janë duke e vështirësuar edhe më tej jetën ekonomike e sociale edhe ashtu të vështirësuar të qytetarit të Republikës së Kosovës.

Shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike e që sot u bë realitetet nuk ka të bëjë vetëm me energjinë elektrike të konsumuar, po ka të bëjë me tejrritjen e kostos së jetesës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështetës i proceseve parimore të zhvillimit të dialogut social nuk pajtohet aspak me këtë veprim të Qeverisë që të lejohet hapja e derës e cila do të lejojë të zhvillohen proceset të cilat do t’ua pamundësojnë jetesën normale të punësuarve e lëre atyre që nuk janë të punësuar.

Ka vite e vite që nuk ka një rritje të arsyeshme e të dinjitetshme të pagës minimale, po ka rritje e rritje të kostos së jetesës e cila sot preku kulmin dhe kjo prekje kulmi do ta hedhë përtokë qytetarin duke e tejvarfëruar.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret dhe thërret në arsyeshmëri të veprimit të ngutshëm e parimor që të mos i hapet dera proceseve jo të mira dhe dëmtuese që qojnë drejt varfërimin dhe vështirësimit të jetesës në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat