Policia jep detaje në lidhje me ortekun në Brezovicë

Kosova

Policia jep detaje në lidhje me ortekun në Brezovicë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:11
Brezovicë

Një ortek bore ka rënë sot jashtë pistës së skijimit në Brezovicë, ku kanë qenë duke skijuar katër persona, të cilët kanë shpëtuar të palënduar.

Deni Hameli, kryetar i ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, tha se kërkimi tashmë është ndërprerë.

Se nuk ka të lënduar e ka konfirmuar edhe policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv se ekipet e policisë janë atje.

“Në orën 13:10, policia ka pranuar një informacion për një ortek bore në Brezovicë. Nuk kemi informata për të lënduar, ekipet e policisë janë atje, janë njoftuar edhe FSK-ja dhe ekipet e tyre të kërkim-shpëtimit”, u shpreh Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat