Ditëlindja e Heroit

Kosova

Ditëlindja e Heroit

Nga: Ramiz Spahiu Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 20:47
Pamje nga festa e Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj

Gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skenderaj, sot festoi 72 vjetorin e lindjes se heroit dhe ditën e shkollës.   

Si zakonisht ceremonia festive filloi me vënien e luleve pranë bustit shkëlqyes te heroit, përball shkolle. Vazhdoi pastaj me vizitën ne kompleksin përkujtimor ne Prekaz dhe me programin festiv ne shkollë.

Ne hollin e shkollës, drejtori Hajdar Beka, para familjarëve te heroit dhe te djemve te lirisë, si dhe strukturave udhëheqëse komunale, ish mësimdhënësve, mysafirëve, nxënësve dhe mësimdhënësve aktual, foli për lirinë qe erdhi ne këmbim me jetën e heroit Hamëz Jashari dhe nxënësve tonë dëshmor : Fitimit, Isait, Samiut, Dritonit, Artonit, Safetit, Fatonit, Afrimit, Muhametit, Nazifit, Bastriut e Musliut. Dhe me ket rast na porositi qe t’ju jemi për jetë mirënjohës flijimtarëve te lirisë. 

Vargut te sukseseve 55 vjeçare te gjimnazit, i shtohet edhe Altina Salihu e cila na beri krenar me vendin e parë ne garat ndërkombëtare te gjeografisë dhe se fundi edhe ne gara te drejtësisë. Pastaj nxënësit Edon Gashi, Rinesa Hamiti, Florian Qerimi dhe Arsimed Musliu qe zunë vendin e parë ne nivel vendi, ne garat e robotikës. 

Programi vazhdoi me poezi, këngë dhe valle te nxënësve, te përgatitura nga mësimdhënësit tanë te vyeshëm: Nezir Bejta, Basri Jashari, Jehona Lushtaku dhe Perparim Ejupi. 

Me këtë rast u hap ekspozita me punime te nxënësve nga arti figurativ, nën mbikëqyrjen e kujdesshme te profesoreshës Remzije Shabani.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat