Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, i dyshuari në masën e arrestit

Kosova

Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, i dyshuari në masën e arrestit

Më: 2 mars 2022 Në ora: 07:43
Ilustrim

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të martën në Prishtinë, ku një 15 vjeçar ka therur për vdekje në 14 vjeçar në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari E.V. është në masën e arrestit policor dhe se atij i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.

Viktima R.H. 14 vjeçar është vrarë të martën rreth orës 07:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, janë shprehur nga Policia.

Prokuroria ka bërë të ditur se në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështje, si dhe zhvillimit të hetimeve, në këtë fazë prokuroria thekson se nuk mund të jepen detaje të tjera.

Për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit, koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është shprehur i shokuar.

KOMF thekson se ky rast duhet të jetë një alarm për të gjithë, duhet t’i thërrasë ndërgjegjes institucionale dhe ndërgjegjes sonë kolektive në mënyrë që masat parandaluese dhe mbrojtëse për sigurinë e fëmijëve të ndërmerren në mënyrë emergjente.

Vrasjen e ka dënuar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat