Qentë ‘marshojnë’ nëpër rrugët e qytetit në Gjilan dhe Malishevë

Kosova

Qentë ‘marshojnë’ nëpër rrugët e qytetit në Gjilan dhe Malishevë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Një numër i madh qenë endacakë janë parë duke shëtitur në rrugën “Medlin Olbrait” në Gjilan, si dhe në Malishevë, ndërkohë që rastet e sulmeve të qenve ndaj njerëzve janë rritur.

Me uljen e temperaturave, qentë endacak kanë më shumë gjasa të bëhen më agresiv.

Thirrjet për menaxhimin e problemit me qentë endacakë dhe strehimin e tyre janë rritur, ndërkohë që komunat vazhdimisht po paraqesin plane për zgjidhje të kësaj situate, gjë që ende nuk ka rezultuar me sukses.

Lexuesit kanë dërguar video ku shihen shumë qenë duke bredhur nëpër rrugët e qytetit në Gjilan dhe Malishevë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat