Rrahje në Emergjencën e Podujevës, sulmohet një mjek

Kosova

Rrahje në Emergjencën e Podujevës, sulmohet një mjek

Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Një rrahje ka ndodhur sot në Qendrën Emergjente të Podujevës.

Burime të medias bëjnë të ditur sulmi ka ndodhur ndaj mjekut A.B., i cili është edhe udhëheqës i Emergjencës në Podujevë.

Tutje, Llapi.info mëson se A.B., ka pësuar edhe lëndime trupore. Siç ka mësuar portali, i njëjti person ka sulmuar ditë më parë edhe mjekun tjetër, I.H.

Media ka kontaktuar edhe me zyrtarë policorë, por deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat