Ambasadori italian: Rigjenerimi është e ardhmja

Kosova

Ambasadori italian: Rigjenerimi është e ardhmja

Më: 22 mars 2022 Në ora: 15:21
Ambasadori italian, Antonello De Riu

Në mesin e 100 vendeve të botës, tani edhe Kosova është bërë pjesë e asaj për të shënuar “Ditën e Dizajnit Italian”. Për herë të parë në Prishtinë, Ambasada e Italisë ka organizuar konferencën “Rigjenerimi. Dizajni dhe teknologji të reja për një të ardhme të qëndrueshme”. Kjo nismë synon të prezantojë dizajnin italian si mjet për promovimin e imazhit dhe të kulturës italiane, por edhe si instrument inovacioni dhe zhvillimi të Kosovës. Ambasadori italian, Antonello De Riu tha se rigjenerimi është e ardhmja, duke shtuar se krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 do ta ndryshojë dizajni italian.

Ai theksoi se që nga viti 2017 në më shumë se 100 qytete të botës organizohet “Dita e Dizajnit Italian”.

De Riu: Dizajni i kontribuon një reflektimi për një të ardhme

“Dizajni i kontribuon një reflektimi për një të ardhme mes një raporti të ri mes dizajnit që është pjesë e prodhimit, shpërndarjes që i shtyn ndërmarrjet dhe institucionet që të stimulojnë një qasje me kompetencë që të investojnë në transformimin, pra, në rigjenerimin. Si të realizohet ky projekt ambicioz? Përmes kapacitetit të inovacionit, duke përdorur teknologjitë më të reja dhe atë që e quajmë tranzicion ekologjik. Këtu kemi të bëjmë me një detyrë komplekse, që dizajni italian ka dëshmuar që dinë ta zgjidh duke u bërë interpretues protagonist i revolucionit më teknik shkencor që ndikojnë në përditshmërinë tonë, në stilin tonë të jetës që lidhen me funksionalitetin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndikimin në ambient falë produkteve inovative”, është shprehur ai.

Më tej, ambasadori italian foli edhe për ndikimin që mund të ketë dizajni italian pas krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

De Riu: Rigjenerimi është e ardhmja

“Jam i bindur që kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19 do të ndryshojë shumë shpejt falë dizajnit italian dhe kapacitetit për tu ridefinuar dhe për tu konsideruar në këtë fazë të tranzicionit për të përmbushur nevojat e përparuara të shoqërisë që lidhen me çështje të ambientit, sociale dhe të planetit. Ndryshimi klimatik, plakja e popullsisë, cilësia e jetës, koncentrimi në qendrat e mëdha urbane, pra në një fjalë rigjenerimi është e ardhmja”, ka shtuar ai.

Ai ka përmendur edhe organizimin “Manifesta” që do të organizohet për herë të parë në Ballkan, në kryeqytetin e Kosovës.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se përvoja e shtetit italian tregon rolin e rëndësishëm të dizajnit, si promotor i zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe ekonomik.

Çeku: Kjo përvojë besoj që do të mundësojë krijimin e një modeli

“Ri-mendimi i formës së definimit të vizionit për qytetin, bashkëveprimit ndërmjet komunitetit dhe institucionit, sidomos në rastin e dizajnimit të hapësirës së përbashkët publike kulturore, është një prej hapave dhe veprimeve konkrete që po ndërmerren në kuadër të bienales ‘Manifesta’, e cila do të mbahet këtë vit në kryeqytetin e Kosovës. Kjo përvojë besoj që do të mundësojë krijimin e një modeli që ndërlidh qasjen gjithëpërfshirëse në planifikim, ri-mendimin dhe rigjenerimin e hapësirave të braktisura, funksionalizim të monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe rikthimin e karakterit kulturor e historik në shërbim të qytetarëve, të komuniteteve. Model ky i cili do të ndiqet edhe në raste të tjera”, ka deklaruar ai.

Ai tha se janë të interesuar për thellim të bashkëpunimit me shtetin italian dhe me partnerët tjerë evropian.

Në organizimin e “Ditës së Dizajnit Italian”, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari tha se pas krizës globale është koha që të ri-dizajnojmë sistemin prodhues që të ketë produkte më të qëndrueshme.

Hajdari: Objektiv specifik i qeverisë është përmirësimi i konkurrencës së ndërmarrjeve

"Popullsia e Kosovës, siç e dimë, është popullatë e re në Evropë dhe është e aftë që të zbatojë këto zhvillime në ndërmarrjet në zhvillim dhe të zhvillohet shumë më shpejt se sa në vendet e rajonit. Ekonomia digjitale, edhe më vonë është futur në rajon po hyn shumë shpejt si aktivitet i përgjithshëm i ndërmarrjeve kosovare dhe po bëhet një sektor i rëndësishëm ekonomik dhe konkurrues në aspektin ndërkombëtar. Inovacioni dhe transformimi digjital në fushën e industrisë dhe ndërmarrësisë është një hap vendimtar përpara, për krijimin e ekosistemit digjital dhe më shumë kontribut në një ekonomi të gjelbër, në zhvillimin e kapaciteteve gjithëpërfshirëse dhe njerëzore. Andaj si objektiv specifik në qeveri është përmirësimi i konkurrencës së ndërmarrjeve tona duke avancuar politikat në sektorin e industrisë, ndërmarrësisë, inovacionit, investimeve dhe tregtisë”, ka thënë Hajdari në shënimin e Ditës së Dizajnit Italian.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama theksoi se tema e këtij viti për të shënuar ditën e dizajnit italian, tregon synimin për të shënuar vlera shoqërore. Sipas tij, Prishtina ka nevojë për rigjenerimin e banesave.

Rama: Prishtina është qytet me potencial edhe me nevojë reale për rigjenerimin e ndërtesave

“Prishtina është qytet me potencial edhe me nevojë reale për rigjenerimin e ndërtesave, të rrugëve, të hapësirave publike me çka jo vetëm që do të përmirësohej cilësia e të jetuarit por edhe do të ndryshonte imazhi i qytetit në përgjithësi. Balanci në mes të metrave katror që ndërtohet dhe hapësirave përreth, si dhe funksioneve të programit është më se i nevojshëm, duke e vu në qendër mirëqenien e njeriut dhe pikë së pari fëmijëve tanë. Ne tani vetëm sapo kemi filluar transformimin e qytetit tonë ku qytetari do të jetë i pari, trafiku urban e alternativ i dyti, ndërsa makinat të fundit. Hapësirat publike e rrugët duhet të jenë të sigurta për të gjithë e sidomos për fëmijët tanë”, ka thënë Rama.

Në konferencën “Rigjenerimi. Dizajni dhe teknologji të reja për një të ardhme më të qëndrueshme”, ka ligjëruar edhe ambasadori i dizajnit italian, Carlo Ratti, i cili është edhe autor i shumë krijimeve ikonike. Po ashtu, Ratti në prezantimin e tij ka folur edhe bienalen nomadike evropiane “Manifesta” që do të mbahet nga 22 korriku deri më 30 shtator.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat