Udhëheqësia e një shteti dhe një populli

Kosova

Udhëheqësia e një shteti dhe një populli

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:51
Adem Bytyçi

Një shtet dhe një popull, të cilët i udhëheqin budallenjtë, hajnat, të korruptuarit dhe tradhtarët, ai shtet dhe ai popull kurrë nuk sheh dritë e as përparim.

Një shtet dhe një popull të cilëve përfaqësuesit e tyre në Parlament, ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare bilaterale me shtetet fqinje, me të cilat marrëveshje vendoset kufiri aty ku nuk duhej të vendosej, duke dëmtuar sipërfaqen tokësore të shtetit të tyre, ai shtet dhe ai popull vetëm dëme dhe regres ka nga përfaqësuesit e tillë, të cilët mbi të gjitha interesat e shtetit, kombit dhe atdheut i kanë interesat e tyre personale, meskine dhe të pista materiale.

Mjerë ai shtet dhe ai popull, që është i dënuar për të pasur udhëheqës dhe përfaqësues të tillë.

Ata për tu pasuruar vetë janë në gjendje për t'i sakrifikuar interesat e shtetit, kombit dhe atdheut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat