​Mehaj dhe Hyseni flasin për bashkëpunimin në fushën e emergjencave

Kosova

​Mehaj dhe Hyseni flasin për bashkëpunimin në fushën e emergjencave

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:56
Armend Mehaj dhe Alban Hyseni

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional qendror dhe lokal, sot ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.

Mehaj ka shkruar në Facebook se me kryetarin Hyseni ndër të tjera diskutuan për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm.

Ata vlerësuan nevojën për intensifikim të mëtejmë në fushat e interesit të përgjithshëm, me theks të veçantë në fushën e emergjencave dhe projekteve infrastrukturore me rëndësi jetike për qytetarët.

“Ministria e Mbrojtjes ka detyrim ligjor që me aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së, të ofrojë mbështetjen ushtarake efektive autoriteteve civile qendrore dhe lokale, si dhe gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat