Lladrovci reagon pas vendimit të Kushtetueses për Kastratin

Kosova

Lladrovci reagon pas vendimit të Kushtetueses për Kastratin

Më: 8 prill 2022 Në ora: 21:54
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën kur mori vendim për mënyrën e organizimit të mësimit në Komunën e Kamenicës, gjë që hedhi poshtë reformën arsimore të ish-kryetarit të së njëjtës komunë, Qëndron Kastratit.

Lladrovci e uroi Kastratin, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, për, siç e quan ai, fitoren në këtë betejë, duke thënë se ky vendim ua mbyll gojën keqbërësve në dy komunat, Kamenicë e Drenas.

“Kur e nisa i pari në Drenas këtë reformë, u ballafaqova me rezistencë nga keqbërës dhe qytetarë që nuk ia deshën e as nuk ia duan të mirën arsimit, as nxënësve e as prindërve, me akte populliste, siç bënë edhe në Kamenicë”, ka shkruar ai në postim.

“Ndonëse nuk kam pasur asnjëherë dilema, megjithatë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese pos që ua mbyllë gojën keqbërësve në dy komunat, i rikonfirmon vendimet tona të drejta!”, thotë më tej Lladrovci.

“Me procese të tilla, herët apo vonë do të përballen edhe komunat tjera”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat