Rritet çmimi i banesave dhe shtëpive në Kosovë

Kosova

Rritet çmimi i banesave dhe shtëpive në Kosovë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Përveçse ndërtimet e reja të banesave po kushtojnë më shtrenjtë sesa më herët, edhe blerja apo marrja me qira e tyre, ka një çmim më të lartë.

Agron Krasniqi, agjent i shitjes së banesave, thotë se tash metri katror po kushton 100-200 euro më shumë.

Sipas tij, në ndërtesat e reja është e arsyeshme të ketë një çmim më të lartë. Mirëpo tek të vjetrat, ai vlerëson se po shfrytëzohet situata e krijuar e konfuzionit të çmimeve.

Që banesat e shtëpitë po kushtojnë më shtrenjtë, konfirmojnë edhe nga Shoqata e Ndërtuesve.

Ndërkaq, nga Agjencitë e Patundshmërisë, cilësojnë se kërkesat për blerje të banesave janë rritur shumë kohëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat