Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 15 prill 2022 Në ora: 07:19
Komuna e Mitrovices

 Nën patronazhin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza, Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me OJQ “Zëri i Prindërve” do të organizoj disa aktivitete për shënimin e 15 Prillit- Ditës së Personave të Pagjetur të Mitrovicës ku do të nis me vizitën në Shtëpinë Muze në lagjen e Boshnjakëve. (Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë ,ora 9:00)

- ​Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të shënohet 23 vjetori i Betejës së Zhegocit e cila do të nis me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe me pas te bustet e dëshmorëve Alban Ajeti e Pajazit Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në Zhegoc, ora 10:00)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese interviston kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Komuna e Mitrovicës organizon homazhe në varrezat e martirëve në Shipol. (Shipol, ora 10:00)

- Deputeti i Grupit Parlamentar të LDK-së, Armend Zemaj mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)   

- Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për nder të shënimit të Ditës Botërore të Monumenteve dhe Lokaliteteve, ju  mban aktivitetin “Ekspozitë me fotografi të aseteve të tashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme në Republikën e Kosovës”. (Hapësirat e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, ora 11:00)

- Në shënimin e 15 Prillit - Ditës së Personave të Pagjetur të Mitrovicës mbahet orë përkujtimore. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe para lapidarit te Hanet e Zhegocit dhe të gjithë lapidarët e dëshmorëve. (Hanet e Zhegocit, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Me organizim të Grupit parlamentar të AAK-së mbahet tryezë diskutimi me temë "Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 13:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon mban takim te pllaka e dëshmorëve në Tërbovc. (Tërbovc, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Amfiteatri i madh, ish objekti “Rilindja”, ora 15:00)

- Në akademin e Betejës së Zhegocit shfaqet dokumentar kushtuar dëshmorit Nijazi Osmani. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 16:00) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat