​Mbështetja për patatet 118 %, për kulturat perimtare rreth 85%

Kosova

​Mbështetja për patatet 118 %, për kulturat perimtare rreth 85%

Më: 16 prill 2022 Në ora: 19:36
Faton Peci

Kultura e patates ka një rritje të përkrahjes prej 118%, përfshirë këtu edhe subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror. Kurse, kulturat e tjera perimtare kanë një rritje të mbështetjes prej rreth 85%.

Kështu thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Bujqësisë, pas vizitës që ministri Faton Peci i bëri fermerit Sinan Behrami nga fshati Novolan i komunës së Vushtrrisë, ku përcolli nga afër realizimin e mbjelljes së 18 hektarëve me patate.

Ministri Faton Peci u njoh nga afër me gjithë procesin hap pas hapi duke parë kështu se si një familje e tërë i përkushtohet aktivitetit të mbjelljes së parcelës së tyre me këtë kulturë bujqësore.

“E gjithë familja Behrami duhet të shihen si shembull i një familje të vyer e kjo më frymëzon që edhe unë detyrën time si Ministër i Bujqësisë ta dua çdo ditë e më tepër”, u shpreh ministri Peci.

Gjithashtu, ministri Peci e siguroi Behrami se politikat e MBPZhR-së gjithmonë do t'i kontribuojnë zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive bujqësore dhe prioritet do të kenë bujkun meritor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat