Rrënohet bunkeri serb në qendër të Shtimes

Kosova

Rrënohet bunkeri serb në qendër të Shtimes

Më: 17 prill 2022 Në ora: 15:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Lulzim Sahiti, zyrtar në komunën e Shtimes, ka njoftuar se para disa ditëve është rrrënuar bunkeri serb në qendër të Shtimes.

Sahiti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky bunker i betonizuar kishte dimensioni 3 x 2, teksa posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla.

“Në qendër të Shtimes, para dy dite ky bunker u rrënua. Ishte ndërtuar në vitin 1998, në oborrin e shtëpisë së Branisllav Stakiqit! Me këtë dëshmohet se jo vetëm ushtria dhe policia serbe që ushtronte dhunë e terror shtetëror ndaj popullsisë shqiptare por edhe pakica serbe lokale ishte përgatitur me vite të tëra për të sulmuar fqinjët e tyre shqiptar”, ka shkruar Sahiti.

“ Ky bunker i betonizuar kishte dimensione 3 x 2, posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla për të sulmuar në të gjitha pjesët e qytetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat