Ish-kryetari i Junikut lë politikën, bëhet avokat

Kosova

Ish-kryetari i Junikut lë politikën, bëhet avokat

Më: 3 maj 2022 Në ora: 23:43

Ish-kryetari i Junikut, Agron Kuçi pas aktivitetit të tij 20 vjeçar në politikë, si kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës në këtë komunë, ka lënë politikën dhe i është kthyer profesionit të tij të juristit.

Kuçi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka nisur rrugëtimin profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve.

Njoftimi i plotë i Agron Kuçit:

Të dashur miq !

Pas një pune mbi 20 vjeçare në  detyra të ndryshme shtetërore në institucione të Republikës së Kosovës, kam nisur rrugëtimin tim profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve !

Për mua ka qenë përgjegjësi, nderë dhe privilegj të kem qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve të rëndësishme në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të insitutcioneve të Republikës së Kosovës.

Andaj, detyrën e Avokatit, si devocion profesional në drejtësi i bazuar në parimet dhe vlerat e përgjegjësisë institucionale, etike dhe qytetare, do të vazhdoj ta ushtroj me dinjitet, ndërgjegje i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Njëherit Ju njoftoj se zyra ime gjendet në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat