Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Kosova

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Më: 15 maj 2022 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Nga e diela më shumë diell.

Të martën parashihet mot kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje vije sërish te përkeqësim i motit me zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Ditën e mërkurë mbetet mot jostabil, me vransira, diell, dhe kushte për rrebeshe me bubullima, parashikon “Prishtina Weather”.

Përgjatë fundjavës ndotja e ajrit mbetet e ulët me indeks të cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

Datat:

15.05 – Në mëngjes viseve të ulëta vransira të ulëta ose kushte për mjegull.  Ditën më shumë diell.  Përreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

16.05 – Kryesisht me diell.

17.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell gjatë ditës.  Më vonë në mbrëmje mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

18.05 – Mot i ndryshueshëm, me vransira, diell, e ditën edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin edhe deri në 23C, me tendencë të rritjes deri të martën në 28C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 3-10m/s, e të hënën nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike me një tendencë të rritjes së lehtë mbi vlera normale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat