Dhjetë mijë të rinjve do t'iu mundësohet puna praktike

Kosova

Dhjetë mijë të rinjve do t'iu mundësohet puna praktike

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:23
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF-in do të mundësojë punën praktike për 10 mijë të rinjë.

Kështu tha ministri, Hekuran Murati, në tryezën e diskutimit lidhur me mundësitë e angazhimit në punë praktike të të rinjve, përmes platformës Kosovo Generation Unlimited.

Puna praktike do të ofrohet për të rinjtë që janë pjesë e rrjetit "CSR Kosova" përmes bashkëpunimit me biznese dhe organizata tjera.

“Punësimi i dinjitetshëm është prioritet kyç i kësaj Qeverie, me fokus të veçantë punësimi i të rinjve”, ka thënë Murati.

Kordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, u shpreh se ndryshe nga vendet e tjera të Evropës, Kosova ka një popullsi të re, e cila mund të bëhet motor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

“Kosovo Generation Unlimited do të ju ofrojë të rinjve një qasje dinamike për t’u aftësuar profesionalisht, si në aspektin e punës praktike ashtu edhe në zhvillimin e aftësive të buta”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat