​Shpërthen gypi i ujërave të zeza, IHMK pezullon parashikimet e motit

Kosova

​Shpërthen gypi i ujërave të zeza, IHMK pezullon parashikimet e motit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka pezulluar parashikimet e motit për kohë të pacaktuar.

Kjo për shkak të kushteve të rënduara të punës si pasojë e shpërthimit të ujërave të zeza në afërsi dhe brenda objektit.

Në njoftimin për media thuhet se pavarësisht kërkesave për rregullimin e këtij problemi, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Ky problem është që gati 6 muaj, por temperaturat e larta e kanë rritur koncentrimin e ndotësve dhe është bërë e padurueshme qëndrimi në vendin e punës”, përfundon njoftimi. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat