​Qytetarët e Podujevës nga sot me reduktime të ujit të pijshëm

Kosova

​Qytetarët e Podujevës nga sot me reduktime të ujit të pijshëm

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:17
Ilustrim

Për shkak të shpenzimeve enorme të ujit të pijshëm, mungesës së ujit në pikat e larta dhe në qendër të qytetit të Podujevës, KRU Prishtina nga sot do të zbatojë reduktimet e ujit për zona të caktuara, me orar të planifikuar.

Nga dita e sotme, reduktimet e ujit fillojnë në orën 08:00 deri në orën 16:00 për këto zona: gypi OD -160 , për fshatin Dumnicë ; gypi 110 për fshatin Shtedim dhe Pika Kufitare në Merdar ; gypi 90 për fshatin Ballovc. Këta gypa janë të kyçur në gypin furnizues para hyrjes në rezervuarët e qytetit.

Në qytetin e Podujevës: rruga "Zahir Pajaziti" - gypi OD -315 nga udhëkryqi me rrugën "Bedri Bajrami" furnizon pjesën jugore të qytetit, rruga "Skënderbeu" gypi A.Ç. 200 nga rrethqarkullimi në drejtim të pjesës jugperëndimore deri te "Qershitë e Llapashticës".

Këto reduktime do të zgjasin deri në një vendim tjetër, varësisht nga shpenzimi i ujit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat