​Latifi: Rahoveci e para në Kosovë në grantin për përformancën komunale

Kosova

​Latifi: Rahoveci e para në Kosovë në grantin për përformancën komunale

Më: 23 maj 2022 Në ora: 12:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Raovecit, Smajl Latifi ka thënë se komuna që drejton ka përfituar 1,148,890.70 euro, duke u rënditur si komuna e parë në Kosovë në grantin për përformancën komunale.

Latifi ka shkruar në Facebook se mjetet do të shfrytëzohen për investime kapitale në sektorë dhe projekte që rrisin mirëqenien dhe i kontribuojnë zhvillimit të ekonomisë sonë lokale.

Me gëzim ju njoftoj që Komuna e Rahovecit është shpallur sot e para në nivel shteti në Grantin e Performancës Komunale për vitin 2020, nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Organizata DEMOS, duke arritur 64 pikë në vlerësim, më shumë se çdo komunë tjetër e Kosovës. Me këtë rast, Komuna dhe qytetarët e Rahovecit përfitojnë gjithsej 1,148,890.70 €, mjete që do të shfrytëzohen për investime kapitale në sektorë dhe projekte që rrisin mirëqenien dhe i kontribuojnë zhvillimit të ekonomisë sonë lokale. Padyshim, për ekonominë dhe komunën tonë, kjo është një shumë mjaft e madhe që do të ndikojë dhe ndjehet pozitivisht nga secili prej jush. Komuna e Rahovecit është gjithmonë e angazhuar për qeverisje të mirë dhe në shërbim të qytetarëve. Vazhdimisht po rritet efikasiteti dhe performanca, sikurse transparenca dhe llogaridhënia. Vlerësimi i punës sonë, si në rastin e sotshëm, është motivues për të punuar edhe më shumë dhe për t’i shërbyer komunës sonë edhe më mirë. Falënderoj komisionin vlerësues të Grantit të Performancës Komunale për vlerësimin korrekt, Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Organizatën Demos, Ambasadën Suedeze dhe Ambasadën Norvegjeze në Kosovë, si dhe Bashkimin Evropian, për organizimin dhe ndarjen e fondeve dhe për alokimin e një pjese të buxhetit në kuadër të marrëveshjes së IPA-s me Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar ai, duke shtuar se dëshira e tyre për të punuar mirë dhe mbarë për Rahovecin po bëhet gjithnjë e më këmbëngulëse.

“Së bashku po prekim rezultate të cilat Rahoveci nuk i ka prekur asnjëherë. Kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe, përveçse me përgjegjësinë dhe etikën e thellë të secilit zyrtar e punëtor të administratës, për t’i shërbyer komunës sonë me nder dhe profesionalizëm. Faleminderit për angazhimin dhe punën e përkushtuar të secilit anëtar të Grupit Punues për Performancë, për Koordinatoren e këtij grupi, Bjondina Ramaj, për ekipin tim politik dhe gjithë bashkëpunëtorët, si dhe zyrtarë/et e shërbimit civil në Komunë. Mirënjohje secilit prej jush dhe urime të gjithëve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat