Për tri ditë në Emergjencë u trajtuan 757 persona

Kosova

Për tri ditë në Emergjencë u trajtuan 757 persona

Më: 23 maj 2022 Në ora: 12:38
QKUK

Në Klinikën Emergjente në QKUK gjatë tri ditëve të fundit janë trajtuar 757  persona me probleme të ndryshme shëndetësore.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se prej tyre 157 pacientë kanë marrë tretmanin e nevojshëm në Dhomën e Reanimimit (Dhomën e Kujdesit të Avancuar Emergjent).

Ndërsa janë regjistruar edhe 224 raste internistike dhe 128 raste kirurgjike.

Po ashtu si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 52 persona kërkuan ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat