Sot temperatura deri në 32 gradë, pasditja pritet të jetë me reshje

Kosova

Sot temperatura deri në 32 gradë, pasditja pritet të jetë me reshje

Më: 27 maj 2022 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, të cilat në momente të caktuara do të jenë të fuqishme.

Disa zona do të mbesin pa të reshura, ndërsa më të intensifikuara pritet të jenë në pjesën veriore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 65 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32 gradë Celsius.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat