Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 06:05
Ilustrim

Ngjarjet e datës 20 qershor 2022

 - Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 9:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore të OVL UÇK-së, ora 10:00)

- Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. (Hotel Garden në Prishtinë, ora 10:45)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë se Kuvendit të Republikës së Kosvës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë - Shqipëri. (Hotel Garden, ora 11:15)

- OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim organizojnë ekspozitë me piktura të artistit Veselj Saliji në Graçanicë. (Qendra për Energji Qytetare në Graqanicë, ora 12:00)

- Me pjesëmarrjen e  Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë prezantohet infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës - Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. (Hotel Garden, ora 12:20)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare si dhe konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama. (Hotel Garden, ora 12:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës do të nënshkruajn Marrëveshjen e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimi me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal në gjithë Kosovën. (Salla e konferencave të AKB-se, Lidhja e Prizrenit në Lagjen Tophane, ora 13:30)

- UBT organzon festivali ndërkombëtar i dijes “Global UBT Fest 2022”. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ora 14:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës si dhe shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit për periudhën 2023, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat