QPA bën lansimin e raporti “Pse nuk po funksionojnë inspektimet?”

Kosova

QPA bën lansimin e raporti “Pse nuk po funksionojnë inspektimet?”

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 07:55
Ilustrim

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) bën lansimin e raportit “Pse nuk po funksionojnë inspektimet?”.

Raporti është hartuar në kuadër të projektit “Përtej punësimit” përmes HumanRightivism që mbështet nga Ambasada Suedeze në Kosovë nëpërmjet Community Development Fund (CDF).

Qëllimi i kësaj konference është që të prezantohet dhe të diskutohet rreth raportit i cili analizon disa nga aspektet më të rëndësishme të fushës së punës duke përfshirë këtu kornizën legjislative dhe atë institucionale, me theks të veçantë rolin e Inspektoratit të Punës në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në fushën e punës.

Raporti më tej synon të përshpejtojë reformat shumë të nevojshme nëpërmjet avokimit tek akterët kyç institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat