Qeni kafshon mjekun në oborrin e QKUK-së

Kosova

Qeni kafshon mjekun në oborrin e QKUK-së

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 20:40
QKUK

Sulmet e qenve endacakë brenda oborrit të QKUK-së janë shpeshtuar muajve të fundit.

Dy javë më parë e pësoi edhe specializanti i Psikiatrisë ,Venhar Rexhi, ku gjatë kujdestarisë rrugën të cilën e bëri  nga klinika për tek zyra e pranimit në Urgjencën e Psikiatrisë, u sulmua nga një turmë e qenve endacakë, ku pësoi edhe thyerje.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci tha se specializanti nuk u kafshua nga qentë por në ikje e sipër pësoi lëndime duke e thyer krahun e dorës së djathtë.

Ku për këtë iu desh t’i nënshtrohet edhe intervenimit kirurgjik në Klinikën e Ortopedisë.

Kësisoj kjo situatë e rëndoi edhe më shumë gjendjen psikike të specializantit.

Derisa, para dy muajve televizioni pati raportuar se si dy mjekë brenda të njëjtës ditë në vendin e punës, në  QKUK-së  ishin sulmuar nga qentë endacakë.

Nga ShSKUK thonë se shpresojnë që kërkesat e tyre ti marrin parasysh Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit si dhe Komuna e Prishtinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat