43 raste me COVID-19 i “kthejnë” maskat

Kosova

43 raste me COVID-19 i “kthejnë” maskat

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Në 24 orëshin e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar 43 raste të reja me COVID-19 që tregon për rritje të të infektuarve.

Megjithatë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vend për alarmim nuk ka, por për rritje kujdesi dhe vaksinimi po.

Zyrtari i këtij institucioni, Faik Hoti, thekson se kjo rritje ka qenë e pritshme, por që apelon të gjithë ata të cilët nuk janë vaksinuar me asnjë dozë ta marrin të parën dhe ata të cilët janë imunizuar me dy doza të vaksinohen edhe me të tretën.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë synon që përmes një fushate gjatë verës t’i nxisë qytetarët për imunizim.

Megjithëkëtë nga ky dikaster theksojnë se mbetet shqetësuese që komuniteti shëndetësor dhe arsimor nuk po tregon vullnet për t’u imunizuar me dozën e tretë, anise këto të dyja do të duhej të ishin lidere dhe të merreshin shembull nga të tjerët.

Ndaj edhe vetë IKSHPK gjatë ditës ka apeluar për vaksinim dhe mbajtje të maskës në ambiente të mbyllura.

Pavarësisht shifrave në QKUK dhe spitale rajonale nuk ka të hospitalizur pacientë të prekur me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat