Moti për fundjavë

Kosova

Moti për fundjavë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 06:35
Foto ilustrim

Në fundjavë mot i nxehtë, me mundësi për rrebeshe e bubullima.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira në fundjavë.Edhe përgjatë fundjave, indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta. Në këto raste edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

25.06 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, me mundësi që të zhvillohen edhe në formë stuhishë.

26.06 – Më shumë intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

27.06 – Nxehtë e kryesisht me diell.

28.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

29.06 – Më nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat me tendencë të rritjes. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet të dielen zbresin në 28C, e deri të mërkurën rriten në 33C, lokalisht edhe 35C e 36C.

Të shtunën do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e nga e diela nga krahu verior 5-1m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes së lehtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat