Shtohen rastet post-covid dhe me kancer të mushkërive në Pulmologji

Kosova

Shtohen rastet post-covid dhe me kancer të mushkërive në Pulmologji

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Më shumë se 50 vizita kryhen çdo ditë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Në këtë Klinikë, vërehet një rritje e lehtë e problemeve pulmonare, sidomos të rasteve post-covid dhe me kancer të mushkërive.

Kështu ka bërë të ditur Flamur Marku, doktor në këtë Klinikë. Ai për Ekonomia Online ka thënë se ka pak raste që kërkohet trajtim jashtë vendit dhe të gjitha sëmundjet trajtohen në Pulmologji.

Ka një rritje të problemeve pulmonare sidomos rastet post-covid me një pneumoni më të shpeshtë por ka edhe raste me kancer të mushkërive që janë mosha më të shtyra por kemi edhe rritje të ndjeshme të rasteve me tuberkuloz të mushkërive qe nuk përjashtohen as moshat e reja. Kemi një moshë mesatare që preken prej sëmundjeve të mushkërive. Nga klinika jonë ka shumë pak raste të cilat kërkojnë tretman jashtë vendit. Falë punës që bëhet edhe në kabinetin invaziv por edhe në dhënien e terapisë dhe hulumtimin e tretmanit sa më shpejt dhe sa më mirë të jetë e mundur”, ka thënë për Marku.

“Këtu trajtohen të gjitha problemet e mushkërive duke filluar nga sëmundjet kronike, akute, kanceri i mushkërive, tuberkulozi i mushkërive. Ka një gamë të gjerë të sëmundjeve që trajtohen në klinikën e Pulmologjisë. Çdo ditë kemi mbi 50 vizita ambulantore që kryhen në klinikën e Pulmologjisë dhe varësisht nga gjendja shëndetësore ka pacient që pranohen për tretman të mëtutjeshëm në klinikë. Kemi raste që duhet të pranohen me patjetër në klinikë”, tha Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat