Familjarët e të pagjeturve mbushen shpresë nga Lajçak

Kosova

Familjarët e të pagjeturve mbushen shpresë nga Lajçak

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 23:58
Memoriali i të pagjeturve

E dëshpëruar tej mase që për 23 vite nuk e gjeti vëllain e zhdukur në luftë, ditët e fundit i sollën një fije shpresë Lutfije Hoxhës.

Ky optimizëm u shtua pasi emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente.

Këtë deklaratë ai e dha pasi vizitoi ekspozitën e fëmijëve të vrarë në luftë si dhe Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur.

Takimi mes grupeve punuese për të pagjeturit, Lajçak u tha se do mbahet pas takimit të synuar mes Kurtit e Vuçiqit.

E vetë ndërmjetësuesi ri-përsëriti të mërkurën se kjo çështje është prioritet i tij.

Gërmimet në Kizhevak dhe vende tjera ku dyshohet se ka varreza masive, ka kohë që janë ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat