486 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Kosova

486 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me coronavirus është 486.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.424, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.

Në 24 orët e fundit  janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.533 doza të vaksinës.

Deri më sot 903.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, kurse me dozën e dyte 823.716.

Deri më sot janë dhënë 103.203 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat