Parashikimi i motit për ditët e para të korrikut

Kosova

Parashikimi i motit për ditët e para të korrikut

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:33
Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në ditët e para të korrikut do të mbajë mot i përafërt si ai i ditëve të fundit të qershorit.

Këto masa do të jenë sërish pjesë e parashikimit, me mot goxha të nxeht.

Pastaj ka mundësi për reshje shiu e stuhi lokale.

“Muaji qershor u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë të mbeten prezent mbi gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjellura me reshje dhe shkarkime rrufesh”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat