Covid-19 po shkakton çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake

Kosova

Covid-19 po shkakton çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Numri i rasteve më Covid-19 është rritur ditëve të fundit, duke bërë që të shtohet edhe apeli për kujdes nga të gjithë.

Virusi që morri shumë jetë njerëzish në mbarë botë e shkaktoi kaos shëndetësor e ekonomik, po del të jetë edhe me shumë komplikime pas shërimit të pacientëve.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka sqaruar se nga virusi më së shumti atakohen mushkëritë, por që janë vërejtur pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake.

Doktor Vishaj ka folur edhe për dozën e katër të vaksinës, duke theksuar se duhet të respektohen të gjitha rekomandimet që vijnë nga IKShPK-ja.

“Rekomandimet dhe protokollet të cilat dalin nga Instituti i Shëndetit Publik dhe rekomandimet që jepen nga Ministria e Shëndetësisë nga të gjithë ne duhet të respektohen”.

“Sëmundja e Covidit lënë pasoja pothuajse në të gjitha organet, por më tepër lë pasoja në mushkëri. Duke shkaktuar fibrozë të mushkërive, por mund të lërë pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake”.

Rreziku i importimit të infeksionit Lija e majmunëve është një realitet, por lajm të mirë përbën fakti se të dhënat e deritashme tregojnë se ky virus nuk ka as për afërmi shpejtësi të përhapjes si të Covid-19.

Sa i përket përhapjes së lisë së majmunëve, Vishaj tha për eo se ka pasur vetëm një rast të dyshuar, që rezultoi negativ.

Sipas doktor Vishaj përhapja e kësaj sëmundje nuk është si Covid-19, sepse ka një shpërndarje më të vogël.

“Ende nuk kemi pasur raste të regjistruara me linë e majmunëve. Vetëm një rast që kemi dyshuar dhe ka rezultuar negativ. Edhe kjo sëmundje që është e pranishme në vende të Evropës Perëndimore paraqet sfidë për shëndetin publik”.

“Përhapja nuk është si Covidi që ka një përhapje shumë të madhe. Të dhënat e fundit të organizatës së shëndetit publik kanë treguar se nuk është emergjente për momentin prania e lisë së majmunëve në popullatë globale në përgjithësi”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat