Parashikimi i motit për pesë ditë

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, një javë kryesisht jostabile sa i përket kushteve meteorologjike, përjashtuar ditën e enjte, ku parashihet mot më i qetë dhe më stabil.

“Sa i përket temperaturave , ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave , sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit.

Minimalet gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira , sidomos në gjysmën e parë të javës, për shkak të vapës dhe indeksit UV të lartë, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë të kënaqshme. Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnjeret) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat