Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova

Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 07:56
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë janë 1 mijë e 12 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë shënuar 164 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 49 pacientë.

Deri më tani në vend janë administruar 1 milion e 830 mijë e 700 doza të vaksinës.

Me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 473 njerëz, me dozën e dytë janë vaksinuar 823 mijë e 767 ndërsa me dozën përforcuese 103 mijë e 270.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat