Edukimi parafillor nga viti i ardhshëm do të bëhet obligativ

Kosova

Edukimi parafillor nga viti i ardhshëm do të bëhet obligativ

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:15
Arbërie Nagavci

Edukimi parafillor do të bëhet obligativ në vitin shkollor 2023-2024. Projektligji që e rregullon këtë çështje është votuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Përmes këtij projektligji, të vegjëlve do t`iu ofrohet edukimi në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën gjashtëvjeçare.

Lidhur me këtë zhvillim është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila përmes Facebookut ka dhënë më shumë detaje për të:

Ajo tha se ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë:

Koordinim ndërsektorial

Edukim në familje

Ushqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore

Sigurim e rregullim të materialit didaktik

Monitorim të punës edukative

Aftësim i dadove

Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.

“Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik.  Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të nesërme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin”, ka shkruar Nagavci.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat