Xhafa: Gastronomët, në shumicë, s’janë pagues të rregullt të ujit

Kosova

Xhafa: Gastronomët, në shumicë, s’janë pagues të rregullt të ujit

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:13
Sokol Xhafa

Nga e hëna ka hyrë në fuqi, vendimi qeveritar që obligon gastronomët tu shërbejnë klientëve ujë të pijshëm nga rubineta e sistemit të ujësjellësve publik.

Por, gastronomët, nuk janë edhe pagues të rregullt të ujit që përdorin.

Kështu ka bërë me dije, ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv në KRU Prishtina, Sokol Xhafa në “Sytë 7”.

I njëjti tha se ka raste që gastronomët janë korrekt në pagesa, por në shumicë, dominon mos kujdesi i tyre për të mos e paguar ujin që shpenzojnë.

Ndërsa, rreth vendimi qeveritar, që gastronomët të shërbejnë ujë të qeshmës, Xhafa tha se kjo ka qenë kërkesë e tyre kaherë, përderisa uji i Ujësjellësit përdoret në këto lokale për larje e përgatitje të ushqimit, atëherë mund të përdoret edhe për pije.

Sipas tij, gastronomët kanë furnizim stabil me ujë, dhe ofrimi i një gote ujë për konsumatorët e lokaleve nuk e rëndon ujësjellësin.

Xhafa, siguroi konsumatorët që uji është i pijshëm, pasi testohet rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat