Mesazhi i Bali Muharremajt para ndeshjes Ballkani-Zalgiris

Kosova

Mesazhi i Bali Muharremajt para ndeshjes Ballkani-Zalgiris

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:35
Bali Muharremaj

Rrugëtimi i Ballkanit në Ligën e Kampionëve nis sot me përballjen ndaj Zalgirisit që është kampion në Lituani.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena e kësaj përballje ku pritet të jetë një numër i madh i tifozëve që do ta përkrahin skuadrën e Ilir Dajës.

E kur jemi te tifozët, padyshim se në rendin e parë është edhe vet kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai ka dhënë një mesazh mbështetës për Ballkanin pak orë para zhvillimit të ndeshjes.

“Realizimi i ëndrrave për fitore tjera në UEFA Champions League vazhdon. Sonte rrahja e zemrës niset nga Suhareka dhe e emocion gjithë Kosovën”, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”.

Ndeshja Ballkani-Zalgiris fillon nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat