Si trajtohet uji që ne e marrim në krojet tona!?

Kosova

Si trajtohet uji që ne e marrim në krojet tona!?

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

KRU ” Prishtina” në një komunikatë për media thekson se "Uji fillestar merret direkt nga liqeni me pompa dhe dërgohet në impiantet e trajtimit të ujit, me ç’rast i nënshtrohet proceseve teknologjike për trajtim.

Proceset teknologjike janë: paraoksidimi i cili bëhet me klor të gaztë për t’i oksiduar materiet organike dhe inorganike. Procesi pasues është ajrimi, qëllimi i të cilit është pasurimi me oksigjen, largimi i erës, shijes dhe oksidimi i manganit dhe hekurit.

Koagolimi është procesi i radhës i cili ka për qëllim kthjellimin e ujit.

Për t’u larguar këto papastërti, rol të rëndësishëm ka flokulimi që është proces kimik që si kimikat përdoret polielektroliti. Grimcat e formuara ndalen përmes procesit të filtrimit, ku ky proces është mjaft i rëndësishëm për pastrimin e ujit që është i përbërë prej rëre dhe antracidit ose karbonit aktiv.

Nga filtrat uji shkon në rezervuar grumbullues dhe i nënshtrohet procesit të dezinfektimit ose klorizimit dhe është i gatshëm për pije.

Sasia e klorit në ujë prej rezervuarit duhet të del 0.5 miligram për litër dhe te konsumatori i fundit nuk duhet të jetë më pak se 0.2 miligram për litër.

Kjo sasi është e mjaftueshme si preventivë gjatë rrugëtimit të tij nëpër gypa shpërndarës, pra si preventivë për kontaminim.

I tërë ky proces përcillet me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike që duhet të jenë brenda kufijve të lejuar për ujin e pijshëm sipas Udhëzimit 10 /2021, për konsum njerëzor.

Ju bëftë mirë një gotë ujë, kaluar nëpër të gjitha këto procese teknologjike për trajtim me një monitorim të jashtëzakonshëm nga ekipet profesioniste që ka KRU ” Prishtina ” sh.a.!, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat