Lajm shumë i keq sulmi në Skenderaj

Kosova

Lajm shumë i keq sulmi në Skenderaj

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 korrik 2022 Në ora: 13:05
Nuredin Lushtaku; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ky është një lajm shumë i keq, që tregon se akoma ka individë, të cilët nuk e duan shtetin ligjor dhe sulmojnë policinë, duke injoruar institucionet e drejtësisë.

Individët e tillë duhet të binden se shteti është më i fuqishëm se ta dhe as kush nuk guxon të ngreh dorë kundër shtetit.

Rasti i Skenderajt, tregon se ndëshkimet ndaj atyre që e sulmojnë PK, në kryerjen e detyrave kërkohet të jenë shumë më të rrepta.

Bashkësia Ndërkombëtare dhe NATO, kurrë nuk do t'na ndihmonte për tu çliruar nga okupotori serb, po ta dinte se, ne jemi ata që e sulmojnë Policinë tonë dhe e sfidojmë shtetin tonë.

Ne, sa herë flasin për meritat e UÇK-së, për lirinë e Kosovës, nuk guxojmë të harrojmë për të mos falenderuar edhe Bashkësinë Ndërkombëtare, SHBA-në dhe NATO-n, të cilët kanë bërë shumë për lirinë të cilën e gëzojmë ne sot, pa ndihmen dhe përkrahjen e tyre vështirë se do të ishte Kosova këtu ku është tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat