Kuvendi e shqyrton sot edhe shkarkimin e Bordit të ZRrE-së

Kosova

Kuvendi e shqyrton sot edhe shkarkimin e Bordit të ZRrE-së

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë sot seancën plenare në të cilën pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik.

Në rend dite është edhe mocioni i dorëzuar nga LDK-ja për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Paraprakisht, Komisioni për Ekonomi e ka shqyrtuar në mbledhje mocionin e grupit parlamentar të LDK-së për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Ky mocion nuk ka kaluar pasi 6 anëtarë të komisionit votuan kundër, ndërsa 3 ishin për.

LDK-ja me këtë mocion pretendon se ZRRE nuk e kishte marrë parasysh paralajmërimin për krizë dhe se kishte bërë shkelje e diskriminim ndaj konsumatorëve me vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

LVV e konsideron të pabazuar kërkesën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat