322 milionë kushton arsimi për 4 vjet në Kosovë

Kosova

322 milionë kushton arsimi për 4 vjet në Kosovë

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:31
Ilustrim

Është përmbyllur konsultimi publik për Draft Strategjinë e Arsimit 2022-2026, me ç’rast Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar takim pune me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme të interesit.

Aty u tha se se gjithë strategjia për arsim kalon 322 milionëshin.

Kjo shifër përfshin planin deri më 2026-tën, derisa për vitin tjetër 6 milion janë ndarë për digjitalizim.

Bashkë edhe me komentet, strategjia pritet të përfundohet shpejt. Procesi u mbështet edhe me fonde nga Gjermania.

5 objektivat kryesore në këtë strategji janë, edukimi në fëmijërinë e hershme, arsimi parauniversitar, aftësimi profesional, arsimi i lartë dhe digjitalizimi i arsimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat