Nuk e votoi Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, Matoshi lavdëron Konjufcën

Kosova

Nuk e votoi Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, Matoshi lavdëron Konjufcën

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:08
Halil Matoshi

Analisti Halil Matoshi, ka përgëzuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, për votën kundër Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Matoshi ka shkruar se Konjufca e ka kuptuar hilen e VV-së që po kërkon hakmarrje politike përmes mekanizmave të shtetit.

“Lavdatë për Glauk Konjufcën! Glauk Konjufca e ka kuptuar hilen e VV, që po kërkon hakmarrje politike përmes mekanizmave të shtetit. Konjufca e mbrojti shtetin ligjor kundrejt nji ligji antishtet! Mas Komisionit të Venedikut që ia çkokloi Ligjin Albulena Haxhiut, këtë e bâni edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që po ngritët mbi ideologjinë kryeneçe partiake, tue dalë në mbrojtje të shtetit”, ka shkruar ai.

Matoshi tutje ka shkruar se opozita duhet t’ia bëjë të qartë pushtetit se nëse votohet Byroja nuk do t’I votojnë Marrëveshjet.

“Opozita duhet me ia bâ të qartë shumicës në pushtet, se nëse votohet Byroja Shtetnore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasunisë, pushtetit nuk kanë me iu votu Marrëveshjet Ndërkombëtare! Ky âsht mekanizmi i fundit me i thanë NDAL Partisë-shtet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat