Asllani: Mbi 30% është rritur numri i rasteve të dhunës në familje

Kosova

Asllani: Mbi 30% është rritur numri i rasteve të dhunës në familje

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:16
Zana Asllani

Zana Asllani nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, ka thënë se këtë vit është rritur numri i rasteve të dhunës në familje.

Ajo, ka theksuar në qendrën që e drejton i përgatisin viktimat e dhunës për të vazhduar jetën tutje.

“Numri i dhunës së rasteve në familje për çdo vit është në rritje e sipër krahasuar me vitet paraprake, këtë vit kemi rritje për 30 për qind më shumë”.

“Deri tani kemi vetëm gjysmën e vitit dhe i kemi pranuar 98 raste të dhunës në familje, strehimorja është njëra prej hallkave zinxhirore ku trajtohet dhuna në familje, vendi ku viktima e gjen strehimin, qetësimin, rehabilitimin dhe më pas mendojmë për integrimin tjetër të tyre”, ka thënë Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat