Hajnat vjedhin stoli ari e para në Podujevë

Kosova

Hajnat vjedhin stoli ari e para në Podujevë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 21:48
Ilustrim

Në mbrëmjen e së shtunës, një person i maskuar hyri brenda shtëpisë së familjes Babatinca në Podujevë.

Aty dyshohet të ketë marrë stoli ari dhe 5 mijë euro para të gatshme. Në këtë kohë askush nuk ishte në shtëpi pasi që gjithë familja kishin shkuar në një aheng familjar.

Për këtë rast u njoftuan edhe organet e rendit, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas banorëve, tentimet për vjedhjen e shtëpive në ketë lagje të qytetit të Podujevës nuk janë të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat