Në spitale janë të shtrirë 61 pacientë të konfirmuar me Covid-19

Kosova

Në spitale janë të shtrirë 61 pacientë të konfirmuar me Covid-19

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Sipas raportit të datës 18 korrik 2022, të klinikave Covid-19 në QKUK, por dhe të spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 61 pacientë të konfirmuar me Covid-19.

30 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 31 në spitalet e përgjithshme.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 20 pacientë
Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat